Forcim i bashkëpunimit mes aeroporteve, operatorëve turistikë dhe qeverisë

TIRANË, 25 nëntor/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali priti sot në takim përfaqësues të “Tirana International Airport” dhe “Kukës International Airport ZAYED”.

Shoqata e krijuar me iniciativë të të dy aeroporteve dhe disa shoqërive shqiptare, ka në fokus zhvillimin e turizmit dhe nëpërmjet kësaj, thithjen e investimeve të huaja.

Bilali vlerësoi iniciativën në kuadër të promovimit të Shqipërisë jashtë vendit, si edhe shprehu angazhimin maksimal për të forcuar urat e bashkëpunimit mes aeroporteve, operatorëve turistikë dhe qeverisë.

“Me shumë entuziazëm na treguan për shoqatën e krijuar me iniciativë të të dy aeroporteve dhe disa shoqërive shqiptare, fokusi i të cilës është zhvillimi i turizmit dhe nëpërmjet kësaj, thithja e investimeve të huaja. Vlerësova iniciativën në kuadër të promovimit të Shqipërisë jashtë vendit, si edhe i shpreha angazhimin maksimal për të forcuar urat e bashkëpunimit mes aeroporteve, operatorëve turistikë dhe qeverisë”, theksoi Bilali në një reagim.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.