BRUKSEL – Shtetet anëtare dakord për rregullimin e gjigantëve digjitalë

BRUKSEL, 25 nëntor /ATSH-AFP/ – Vendet anëtare të BE-së miratuan sot një qëndrim të përbashkët për të rregulluar internetin dhe për t’u dhënë fund abuzimeve me pushtetin nga gjigantët digjitalë.

Gjuha e urrejtjes e përhapur në shkallë të gjerë, manipulimi i informacionit, vdekja e bizneseve të vogla… për t’i dhënë fund “internetit të egër”, Komisioni Evropian propozoi në dhjetor 2020 dy projektrregullore.

“Një marrëveshje e tillë e shpejtë është e jashtëzakonshme”, komentoi Sekretari francez i Shtetit për Digjitalizimin, Cédric O, duke shtuar se këto dy tekste janë “ndoshta më të rëndësishmit në historinë e rregullimit dixhital”.

One (“Digital Services Act”, DSA) synon të luftojë kundër mashtrimit dhe përmbajtjes së paligjshme, për shembull, do të kërkojë që platformat më të mëdha të kenë mjetet për të moderuar përmbajtjen që ato presin.

Tjetra lidhet me tregjet (“Digital Markets Act”, DMA) dhe synon të shtypë praktikat antikonkurruese të grupeve të mëdha të teknologjisë, në veçanti Google, Apple, Facebook, Amazon dhe Microsoft (“Gafam”).

Drita jeshile nga shtetet anëtare në versionin e tyre të dy ligjeve, përfshirë disa modifikime në krahasim me propozimin fillestar, i hap rrugën fillimit të negociatave për tekstet përfundimtare me Parlamentin Evropian./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.