Banorët e lagjes “Rilindja” në Fushë-Krujë do festojnë Vitin e Ri në shtëpitë e reja

TIRANË, 25 nëntor/ATSH/ Lagjja “Rilindja” në Fushë-Krujë, një kombinim i banesave individuale me ato kolektive, shërbimeve dhe rekreacionit mund të konsiderohet si modeli i ri i zhvillimit urban të qyteteve që u goditën nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga lagjja e Rilindjes në Fushë-Krujë, ku banorët pritet të hyjnë së shpejti në shtëpitë e reja.

“Fushë-Krujë, lagjja e Rilindjes pas tërmetit ku familjet e goditura do të festojnë Vitin e Ri dhe do t’i gëzojnë shtëpitë e reja me fëmijët e tyre, në të gjitha vitet përpara”, tha Rama.

Në kuadër të programit të Rindërtimit në Fushë-Krujë po ndërtohen 15 pallate, 100 apartamente, 167 shtëpi individuale.

Lagjja e re përfshin çerdhe, kopsht, qendër shëndetësore, shërbime administrative dhe një treg të madh për zonën.

/m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.