Zbulohet në Izrael një monedhë argjendi 2 000-vjeçare

TEL AVIV, 24 nëntor /ATSH-ANSA/ – Një monedhë argjendi, që daton 2 000 vite më parë, u gjet rastësisht nga një vajzë e re izraelite gjatë një gërmimi arkeologjik në Jeruzalem, deklaruan autoritetet për arkeologjinë.

Ekspertët thanë se monedha është veçanërisht e rrallë për dy arsye.

Arsyeja e parë ka të bëjë me shkrimin e lashtë hebraik në valutë. Në njërën anë të monedhës është gdhendur “viti i dytë” (që do të thotë viti i dytë i revoltës kundër romakëve, gjatë viteve 67-68 e.s.), dhe në anën tjetër është mbishkruar fjalët “Jeruzalemi i shenjtë”.

Arsyeja e dytë është materiali i monedhës nga i cili është bërë prej argjendi të pastër.

“Nga mijëra monedha të zbuluara deri më sot në gërmimet arkeologjike kemi zbuluar vetëm rreth 30 monedha argjendi, nga koha e Kryengritjes së Madhe”, tha Roberti Kool, kreu i departamentit të monedhave të antikitetit izraelit./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.