Maksim Et’hemaj, drejtori i ri i Autoritetit të Aviacionit Civil

TIRANË, 24 nëntor/ATSH/ Këshilli i Ministrave emëroi sot Maksim Et’hemajn në postin e drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil.

Me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave emëroi Maksim Et’hemajn drejtor Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Po sot, qeveria vendosi lirimin nga detyra të Edlira Krajës e cila mbante postin e drejtorit Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil.

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave emëroi Genc Resulin anëtar në Këshillin Drejtues të Autoritetit të Aviacionit Civil. Resuli zëvendëson Etjen Xhafajn, i cili u zgjodh deputet i Kuvendit.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.