TIRANË, 24 nëntor/ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po vijon aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike.
Ditën e sotme, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nisi aksionin për prishjen e 9 ndërtimeve pa leje, në zonën e “Pyllit të Sodës”, Vlorë.
Sipas IKMT-së, objektet që do të prishen janë 1 dhe 2-katëshe.
Ndërkohë në kuadër të programit të Rindërtimit, IKMT është angazhuar sot edhe në Durrës për shembjen e gjimnazit “Naim Frashëri”, i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje ka vijuar jo vetëm në vijën bregdetare, por në të gjitha bashkitë e vendit, për lirimin e hapësirave publike dhe kthimin e tyre në shërbim të qytetarëve.
/m.m/a.a/r.e/
