COVID-19 – Përhapje e shpejtë në Francë te grupmosha 6-10 vjeç

PARIS, 24 nëntor /ATSH-ANSA/ – Shpërthen në Francë brenda pak ditësh, në nivele të papara, shkalla e incidencës së Covid-19 te fëmijët e moshës nga 6 deri në 10 vjeç.

Në një javë u shumëfishua me  2,5 herë dhe tani është 340 raste për 100 000 banorë, ndërsa mesatarja kombëtare për të rriturit është 191.

Sipas të dhënave nga Shëndeti Publik francez, rritja vjen nga qarkullimit i fortë i virusit në një segment të pavaksinuar të popullsisë.

Mbi mesataren paraqitet gjithashtu edhe incidenca tek fëmijët e shkollave të mesme, me një normë prej 208 për 11-14-vjeçarët.

Ministri i Arsimit, Jean-Michel Blanquer njoftoi se tani ka më shumë se 6 000 klasa të cilat janë mbyllur në Francë.

Qeveria, e mbledhur sot, po diskuton në këto orë fillimin e një vaksine si në Izrael dhe SHBA./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.