COVID-19, Ministria e Shëndetësisë: 609 të infektuar dhe 10 humbje jete në 24 orët e fundit

TIRANË, 24 nëntor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përditësoi të dhënat mbi situatën e krijuar nga infeksioni Sars-Cov-2 në vend përgjatë 24 orëve të fundit.

Sipas MSHMS-së, në 24 orët e fundit janë kryer 3598 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 609 qytetarë.

“Kanë rezultuar pozitivë 249 qytetarë në Tiranë, 36 në Fier, 35 në Durrës, 26 në Berat, 21 në Vlorë, 17 në Kamzë, 16 në Korçë, 15 në Gjirokastër, Dimal, 13 në Shkodër, Lushnjë, Elbasan, 12 në Sarandë, 9 në Kavajë, 8 në Patos, 7 në Kurbin, Krujë, Mallakastër, Kuçovë, 5 në Kolonjë, Skrapar, 4 në Pukë, Lezhë, Shijak, Divjakë, Përmet, Tepelenë, Pogradec, 3 në Vau i Dejës, Vorë, Selenicë, Memaliaj, Maliq, 2 në Tropojë, Mirditë, Bulqizë, Delvinë, Konispol, Libohovë, Këlcyrë, Poliçan, Peqin, Librazhd, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Has, Dibër, Roskovec, Himarë, Dropull, Devoll, Belsh, Gramsh”, bën të ditur ministria.

Ndërkohë, janë 7804 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 159 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 10 humbje jete me Sars-Cov-2 pozitiv: një qytetar 66 vjeç nga Bulqiza, një qytetar 69 vjeç nga Fushë-Kruja, katër qytetarë nga Tirana 71-77 vjeç, dy qytetarë nga Elbasani 71 dhe 72 vjeç, një qytetar nga Fieri 74 vjeç, një qytetar nga Korça 82 vjeç”, informoi ministria.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 642 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 186,909 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 nëntor 2021)

Raste të reja ditore 609
Të shëruar në 24 orë 642
Të shtruar në spitale 159
Humbje jete në 24 orë 10
Testime ditore 3,598

Testime totale 1,372,918
Raste pozitive 197,776
Raste të shëruara 186,909
Raste aktive 7804
Humbje jete 3063

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4138
Fier 659
Gjirokastër 559
Shkodër 472
Berat 478
Durrës 411
Elbasan 344
Vlorë 251
Korçë 213
Lezhë 162
Kukës 61
Dibër 56

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.