NASA lëshon një raketë drejt një asteroidi për ta nxjerrë nga orbita

KALIFORNI, 23 nëntor /ATSH-DPA/ – Agjencia amerikane e hapësirës, NASA po përgatitet të lëshojë një raketë që do të përplaset qëllimisht me një asteroid, me synimin për të ndryshuar orbitën e tij, në misionin e parë të këtij lloji.

Sonda e mbrojtjes planetare, e mundësuar nga një raketë ”Falcon 9 KRI”, krijuar nga ”SpaceX” e Elon Musk, do të niset nga Baza e Forcave Hapësinore ”Vandenberg”, në Kaliforni.

”Falcon 9 KRI” pritet të përplaset me asteroidin Dimorphos në tetor të vitit të ardhshëm, në atë që është quajtur Testi i Ridrejtimit të Dyfishtë të Asteroidit (DART).

Dimorphos, një trup qiellor me diametër rreth 160 metra, nuk paraqet asnjë rrezik për Tokën, sipas llogaritjeve të NASA-s dhe misioni është krijuar për të siguruar që edhe pas goditjes, të mos ketë asnjë rrezik për planetin.

NASA shpreson se misioni, që kushton afërsisht 330 milionë dollarë, do të ofrojë njohuri se si të mbrohet Toka nga çdo asteroid që afrohet.

Shkencëtarët nuk janë në dijeni të ndonjë asteroidi që kërcënon aktualisht Tokën, por ata kanë identifikuar rreth 27 000 asteroidë në afërsi të planetit tonë, nga të cilët rreth 10 000 janë më shumë se 140 metra në diametër./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.