Kursi i këmbimit, forcohet dollari amerikan, euroja ruan pozitat

TIRANË 23 nëntor/ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me të hënën.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0,21 lekë dhe këmbehet me 107,66 lekë, ndërsa euroja u zhvlerësua me 0,01 lekë dhe këmbehet me 121,27 lekë.

Paundi britanik krahasuar me të hënën, zbriti në kuotën 144 lekë, duke shënuar një zhvlerësim me 0,35 lekë.

Ndërsa franga zvicerane këmbehet me 115,65 lekë, ose 0,05 lekë më pak se një ditë më parë.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.