GREQI – Sërish rritje e rasteve të COVID-19

ATHINË, 23 nëntor /ATSH-ANA/ – Greqia konfirmoi sot 8 100 infeksione të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, me 10 prej tyre të identifikuara në pikat e hyrjes në vend, njoftoi Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).

Që nga fillimi i pandemisë, Greqia ka konfirmuar 894 555 infeksione.

Gjithashtu, janë regjistruar 91 vdekje në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e viktimave nga pandemia në 17 517.

Gjithsej 597 pacientë janë në ventilatorë në spitale. Mosha mesatare e tyre është 65 vjeç dhe 80,7 për qind kanë një gjendje themelore dhe/ose janë të moshës 70 vjeç e lart.

Nga totali, 492 (82,41 për qind) janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 105 (17,59 për qind) janë plotësisht të vaksinuar.

Që nga fillimi i pandemisë, 3 464 pacientë të tjerë janë shkarkuar nga kujdesi intensiv.

Gjithashtu, 409 pacientë COVID-19 janë shtruar në spital në 24 orët e fundit.

Mosha mesatare e rasteve të reja është 38 vjeç, ndërsa mosha mesatare e të vdekurve është 78./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.