Tabaku për Paketën Fiskale: Po përjashtohen 95% e bizneseve

TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave po vijon debatin nen për nen për projektbuxhetin dhe paketën fiskale që do të shoqërojë atë përgjatë vitit 2022.

Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku, u shpreh se qeveria përmes paketës fiskale po ua bën jetën e vështirë bujqve dhe po privilegjon bizneset e oligarkisë.

Ajo vuri në dukje se në paketën fiskale përcaktohet ndër të tjera se hiqen përjashtimet për bizneset që importojnë mallra në vlerë deri 50 milionë lekë, duke e vendosur kufirin e përjashtimit në 500 milionë lekë.

Tabaku shprehu shqetësimin se këto ndryshime janë në kurriz të 95 % të bizneseve dhe favorizojnë sërishmi 5 % të bizneseve.

Nënkryetarja e PD, Tabaku, evidentoi se sërish këto ligje bëhen për të ashtuquajturit “investitorë strategjikë” që janë të njëjtët persona që bëjnë ligje me porosi.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.