Ndërhyrje në ndriçimin publik të zonës muzeale në Gjirokastër

TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Bashkia Gjirokastër po ndërhyn për mirëmbajtjen e rrjetit të ndriçimit publik, në qytet dhe njësitë administrative.

Sipas bashkisë, mirëfunksionimi i rrjetit të ndriçimit publik është një ndër prioritetet e punës në shërbim të banorëve.

Në qytet dhe fshatra punohet për mirëmbajtjen e vazhdueshme të pikave të ndriçimit rrugor dhe ofrimin e këtij shërbimi me standarde cilësore për banorët. Vëmendje po i kushtohet rrjetit të ndriçimit publik në zonën muzeale të Gjirokastrës, e cila frekuentohet nga turistët.

Krahas ndërhyrjeve mirëmbajtëse, në Gjirokastër është duke u zbatuar edhe investimi për rikonstruksionin e plotë dhe cilësor të rrjetit të ndriçimit publik.

/k.s//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.