Kushi në universitetin “Aleksandër Xhuvani”: Sfidë, programet e mësuesisë

TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Projektet e reja të kërkimit shkencor financuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe marrëveshjet e reja në kuadër të ndërkombëtarizimit të universiteteve ishin në fokus të një takimi që zhvilloi sot ministrja Evis Kushi në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan.

Ministrja Kushi, së bashku me rektorin, prof. dr. Skënder Topi dhe drejtoren e Agjencisë Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, Mirela Muça zhvilloi një takim me drejtues të fakulteteve dhe departamenteve të këtij universiteti.

Kushi tha se “në fokus të takimit ishin edhe sfidat që lidhen me programet e mësuesisë në këtë universitet”.

“Është përgjegjësi e jona e përbashkët që Elbasani i Normales të vazhdojë traditën e përgatitjes së mësuesve profesionistë dhe nxitjen e interesit tek të rinjtë dhe të rejat për programet e mësuesisë”, shtoi Kushi.

/m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.