Krifca në Elbasan: Inspektorët të garantojnë sigurinë ushqimore

TIRANË, 22 nëntor /ATSH/ Siguria ushqimore sipas standardeve më të mira, është në fokus punës së Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca zhvilloi sot në Elbasan një takim pune me strukturat e Shërbimit Veterinar e Mbrojtjes së Bimëve, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe ekipet e terrenit, ku vuri theksin, në standardet që duhet të zbatojnë inspektorët e kontrollit për të garantuar siguri ushqimore nga ferma në tavolinë.

“Pashë nga afër organizimin e punës pranë strukturave të sigurisë ushqimore. Dëgjova e pyeta me qëllimin për të kuptuar sa afër jemi me cilësinë e shërbimeve që duam të ofrojmë për fermerët, agropërpunuesit dhe konsumatorët tanë”, theksoi ministrja.

Teksa bëri të ditur se gjatë kësaj vizite pune, takoi aty fermerë e transportues që nxitonin të ndiqnin praktika e procese duke regjistruar e organizuar ritmin e punëve, sipas standardeve të kërkuara.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.