GREQI – Mbi 7 200 raste të reja me COVID-19

ATHINË, 22 nëntor /ATSH-ANA/ – Greqia ka konfirmuar 7 287 infeksione të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i të cilave ka arritur në 886 207, njoftoi sot Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).

Gjithashtu, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 105 vdekje, duke e çuar totalin e viktimave nga pandemia në 17 425.

Gjithsej, 608 pacientë janë në ventilatorë në spitale. Mosha mesatare e tyre është 65 vjeç dhe 81,7 për qind kanë një sëmundje themelore dhe/ose janë të moshës 70 vjeç e lart.

Nga totali, 503 (82,73 për qind) janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 105 (17,27 për qind) janë plotësisht të vaksinuar.

Gjithashtu, 391 pacientë me COVID-19 janë shtruar në spital në 24 orët e fundit.

Mesatarja e pranimit të pacientëve me COVID-19 në spitale gjatë shtatë ditëve të fundit ishte 437.

Mosha mesatare e infeksioneve të reja është 38 vjeç, ndërsa mosha mesatare e të vdekurve është 78./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.