Integriteti në partitë politike, Xhixho pjesë e takimit në Zagreb

TIRANË, 21 nëntor /ATSH/ Integriteti në partitë politike në Ballkanin Perëndimor, ishte tema e diskutimit gjatë takimit të organizuar nga Partia Sociademokratike në bashkëpunim me Institutin Kombëtar Demokratik (NDI) dhe Qendra Ndërkombëtare OLOF PALME, që u mbajt në Zagreb, Kroaci.

E pranishme në këtë takim deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Erisa Xhixho, tha se, “qëllimi i aktivitetit ishte shkëmbimi i eksperiencave dhe rëndësia që ka brenda partive politike transparenca, përzgjedhja e kandidateve me integritet dhe përgjegjshmëria në politikbërje”.

“Duke qenë pjesë e debatit, unë vura theksin tek rëndësia që ka sot integriteti i politikanëve për të rritur besimin dhe përfshirjen e qytetarëve në politikëbërje ne kohet e sotme ku ka një rënie të besimit”, u shpreh Xhixho.

“Partitë politike do duhet të hapen ndaj publikut dhe t’i japin mundësi çdo qytetari e mbi të gjitha intelektualeve, profesionistëve të rinj, grave, vajzave të përfshihen në politik duke kontribuar me kapacitetet e tyre për ta ndryshuar politikën e për ta bërë ate të flasi për njerëzit e jo për vete. Sot e kemi të domosdoshme përfshirjen në politik të qytetarëve të angazhuar me mendim kritik të cilët do mund ta kenë politiken mjetin për të ndryshuar dhe përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve të vendit tonë”, tha ajo.

Gjithashtu theksova, vuri në dukje Xhixho, faktin se përfshirja e grave dhe vajzave në politikë do duhet të sjellë modele susksesi e pozitive për të frymëzuar gra të tjera të përfshihen në politik. Dhe ne gratë që jemi pjesë e Kuvendit kemi si mision për të ndërrmarrë politika konkrete për fuqizimin ekonomik të grave , për politika fiskale që hapin vende pune për gratë e vajzat ,për edukimin e tyre dhe përfshirjen në tregun e punës.

“Pata rastin që edhe në diskutimin për dhunën ndaj grave e fëmijëve të prezantoja nismën time për pr.ligjin “Regjistrin Kombëtar të të dënuarve për Krime Seksuale” si një emergjencë jo vetëm në miratimin e pr.ligjit, por dhe në zbatimin me eficençe të tij e ku Kuvendi do të ushtrojë kontrollin parlamentar për të monitoruar implementimin e tij në mënyrë që ai të parandalojë ngjarje tragjike në shoqerinë tonë”, tha Xhixho.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.