Një humbje jete dhe 7 raste të reja me COVID-19

PRISHTINË, 20 nëntor /ATSH/ Një humbje jete dhe 7 raste të reja me koronavirus janë raportuar në 24 orëshin e fundit. Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 2.022 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.604.907 doza të vaksinës. Deri më sot 755.654 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

“Nga 1.546 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekje. Sot janë shëruar 34 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.665. Në total numri i rasteve aktive është 352”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.