Kosovë, asnjë pacient në mjekim intensiv nga Covid-19

PRISHTINË, 20 nëntor/ATSH/ Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosvës (ShSKUK) ka njoftuar se pas një kohë të gjatë, në mjekim intensiv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe spitale të përgjithshme nuk ka pacientë me COVID-19.

Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës ( ShSKUK), në trajtim mjekësor janë 32 pacientë, prej tyre 12 të konfirmuar me Covid-19 dhe 20 të tjerë post-covid.  Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë.

Klinika Infektive, 3  pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 18 pacientë, post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë

Spitali i Gjakovës, 7 pacientë

Spitali i Pejës, 2 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2  pacientë

/KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.