Një kopje e kushtetutës amerikane shitet 43 milionë dollarë

NJU JORK, 19 nëntor /ATSH-DPA/ – Një botim jashtëzakonisht i rrallë i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i miratuar në 1787, u shit në ankand për 43,2 milionë dollarë në Nju Jork, theksoi shtëpia e ankandeve Sotheby’s.

Organizatorët e ankandit kishin vlerësuar se dokumenti do të vlerësohej 15 000-20 000 dollarë.

Identiteti i blerësit mbeti i panjohur.

Sipas Sotheby’s, dokumenti është një nga vetëm 13 kopjet e mbijetuara të shtypura për Konventën Kushtetuese të vitit 1787 që iu shpërndanë delegatëve të Konventës dhe një nga vetëm dy kopjet në pronësi private./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.