Agjencia Telegrafike Shqiptare

COVID-19 – Austria në lockdown total

VJENË, 19 nëntor /ATSH-DPA/ – Austria do të vendosë një tjetër bllokim kombëtar duke filluar nga e hëna dhe do ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid-19 duke filluar nga shkurti, deklaroi kancelari austriak, Alexander Schellenberg.

Vendi po vuan nga një valë e katërt e rëndë, me incidencë shtatëditore për 100 000 banorë në 1 000, sipas të dhënave më të fundit të disponueshme.

“Shpresojmë që kjo masë do të hiqet përsëri gjatë Krishtlindjeve”, deklaroi kryeministri i Salzburgut, Wilfried Haslauer.

Rajone të caktuara po përballen me shkallën më të lartë të infeksioneve në vend, ku spitalet po arrijnë kufijtë e kapacitetit për trajtimin e të prekurve./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version