Agjencia Telegrafike Shqiptare

Interesat e obligacioneve poshtë vlerave të fillimvitit

TIRANË, 16 nëntor /ATSH/ Yield-et e bonove dhe të obligacioneve kanë qenë të qëndrueshme në tremujorin e tretë, duke mbetur më poshtë se fillimi i vitit dhe një vit më parë, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.
Dinamika e tyre mujore tregon se yield-et kanë shtuar luhatshmërinë kryesisht tek maturiteti afatshkurtër.
Ndërsa yield-et e obligacioneve me maturim 5 ose 7-vjeçar, ecuria e të cilëve ka qenë më uniforme, janë karakterizuar nga ulje minimale.
Konkretisht, në ankandin e fundit të zhvilluar në muajin tetor, yield-i i bonos 12-mujore rezultoi 1.7 %, duke u ulur me 0.1 pikë përqindjeje nga mesatarja e muajit shtator, ndërsa primi i obligacionit 10-vjeçar u rrit afërsisht me 0.2 pp, në 5.2 % nga vlera e fundit respektive.
“Niveli aktual i yield-eve gjendet poshtë vlerave të fillimit të vitit dhe atyre të një viti më parë. Tregu financiar është shfaqur i qetë në përshtatjen ndaj dinamikës së ofertës së qeverisë”, bën të ditur Banka e Shqipërisë.
/j.p/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version