TIRANË, 11 nëntor/ATSH/ Presidenti Ilir Meta dekretoi sot lirimin nga detyra të Igli Hasanit, si ambasador i Shqipërisë pranë misionit të OSBE-së dhe organizatave ndërkombëtare në Vjenë.
Në dekretin e Presidentit Meta thuhet se dekretimi i lirimit nga detyra u mor në mbështetje të Kushtetutës, si dhe të ligjit “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, bazuar në propozimin e Kryeministrit.
Dekreti liron nga detyra Igli Hasanin nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare, në Vjenë, rezident.
Igli Hasani u emërua në këtë post në dhjetor të vitit 2017.
/j.p/r.e/
