Agjencia Telegrafike Shqiptare

Shitet për 400 mijë dollarë kompjuteri i parë i “Apple”

NJU JORK, 10 nëntor /ATSH-AA/ – Kompjuteri origjinal ”Apple”, të cilin themeluesit e kompanisë Steve Jobs dhe Steve Wozniak e bënë në vitin 1976, u shit dje në ankand për 400 mijë dollarë.

Kompjuteri i rrallë ”Apple-1” është një nga vetëm 200 që janë prodhuar dhe shitur.

Deri më tani, kompjuteri ka pasur vetëm dy pronarë, një profesor kolegji dhe studentin e tij, të cilëve ua shiti kompjuterin për 650 dollarë.

Së bashku me kompjuterin, pronari i ri mori udhëzimet origjinale të përdorimit dhe disqet .

“Ky është një lloj graali i shenjtë për koleksionistët e pajisjeve elektronike të vjetra dhe teknologjisë kompjuterike”, tha eksperti i Apple-1, Corey Cohen për “Los Angeles Times” përpara një ankandi të mbajtur të martën në qytetin Monrovia të Kalifornisë, afër Los Anxhelesit.  /os/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version