Agjencia Telegrafike Shqiptare

Banka Botërore, program të ri për Shqipërinë për 4 vitet e ardhshme

TIRANË, 3 n[ntor /ATSH/ Drejtori ekzekutiv Matteo Bugamelli, i cili përfaqëson Shqipërinë në Bordin e Drejtorëve Ekzekutivë të Grupit të Bankës Botërore, vizitoi ditët e fundit Shqipërinë.
I shoqëruar nga menaxheri i Zyrës së BB për Shqipërinë Emuanuel Salinas, ai u takua dhe diskutoi me autoritetet shqiptare për ecurinë e portofolit të financuar nga Grupi i Bankës Botërore, si dhe për përgatitjen e programit të ri të Bankës për katër vitet e ardhshme me fokus në përgatitjen për menaxhimin e krizave, rritjen e rezistencës, drejt ndryshimeve klimatike, mbështetjen e ekonomisë së gjelbër dhe blu, rritjen e cilësisë në arsim dhe digjitalizimit të ekonomisë.
Gjatë vizitës së tij, Bugamelli vizitoi disa investime të financuara nga BB në jug dhe veri të Shqipërisë, si Zyrën e Ofrimit të Shërbimeve të Integruara në Gjirokastër, rehabilitimin e muzeumeve të Gjirokastrës, Pazarin dhe qendrën e qytetit shtruar me kalldrëm, Portin e Sarandës; rehabilitimin e shkallëve dhe shëtitores së qytetit; si dhe punimet për rehabilitimin e digës së hidrocentralit të Komanit dhe sistemin e ri të kontrollit dhe monitorimit.
Ai çmoi arritjet e bëra në kuadër të programit të Grupit të Bankës Botërore.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version