Agjencia Telegrafike Shqiptare

Tiramisusë i vdes ”babai”

ROMË, 2 nëntor /ATSH-MIA/ – Hotelieri nga Italia, Ado Kampeol, të cilin media e ka konsideruar si ”babai” i tiramisusë, vdiq në moshën 93-vjeçare.

Kampeol ishte pronar i restorantit ”Alle Beccherie”, në veri të Italisë, ku ai dhe bashkëshortja kanë krijuar ëmbëlsirën e njohur.

Kjo ëmbëlsirë përbëhet prej biskotave të zhytura me kafe dhe maskarpone dhe është shtuar në menynë e tyre në vitin 1972, por familja asnjëherë nuk e ka patentuar.

Sipas kuzhinierit, i cili e kishte mundësuar recetën, Robert Lingvanot, ëmbëlsira ishte rezultat i rastësisë së bërë nga akullorja me vanilje.

Më pas është përsosur duke i shtuar biskota, të zhytura në kafe dhe në fund me kakao.

Variantet e tiramisusë përmbajnë alkool si rum dhe marsala.

Megjithatë, receta origjinale, e konfirmuar nga Akademia Italiane e Kuzhinës, është pa alkool dhe mund ta konsumojnë edhe fëmijët./   /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version