Agjencia Telegrafike Shqiptare

Përfundon ndërtimi i rrugës “Farkë” në Bathore

TIRANË, 2 nëntor/ATSH/ Përfundon ndërtimi i rrugës “Farkë” në Bathore.

Kryetari i bashkisë së Kamzës, Rakip Suli shprehet se rindërtimi i këtij aksi rrugor të gjatë 400 metra linearë është bërë me standardet më të mira.

Suli thekson gjithashtu se, është ndërtuar me standardet dhe cilësitë më të mira rrjeti nëntokësor, asfaltimi dhe vijëzimi.

“Rivendosim standarde infrastrukturore”, është shprehur Suli, i cili ka publikuar edhe pamje nga ndërtimi kësaj rruge, duke treguar edhe sesi ishte ajo para ndërtimit.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version