Agjencia Telegrafike Shqiptare

COVID-19 – Greqia përjashton një lockdown të ri

ATHINË, 2 nëntor /ATSH-ANA/ – Ministri grek i Shëndetësisë, Thanos Plevris përjashtoi mundësinë e kufizimeve të reja dhe një bllokimi, në një intervistë për kanalin MEGA TV.

Plevris theksoi se ”sistemi kombëtar shëndetësor është i mbrojtur dhe i gatshëm të përballet me presionin që tashmë po rritet për shkak të mbulimit të ulët të vaksinimit në disa pjesë të vendit, duke shtuar se ekziston një kuadër i mirë dhe efektiv për testimin dhe gjurmimin e infeksioneve Covid-19”.

Greqia ka konfirmuar 5 449 infeksione të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, përfshirë 18 të identifikuar në pikat hyrëse në vend, sipas Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik (EODY).

Që nga fillimi i pandemisë, Greqia ka konfirmuar 747 595 infeksione. Nga rastet e konfirmuara të shtatë ditëve të fundit, 143 infeksione lidhen me udhëtime nga jashtë dhe 2 662 me raste të brendshme.

Gjithashtu, në 24 orët e fundit janë regjistruar 52 vdekje duke e çuar numrin total të viktimave të pandemisë në 15 990./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version