Myrto Uzuni rikthehet te goli, dopietë me Ferencvarosh

TIRANË, 28 tetor/ATSH/ Myrto Uzuni është rikthyer te goli me skuadrën e “Ferencvarosh” në Hungari.

Sulmuesi shqiptar ka gjetur dy herë rrugën e rrjetës, në ndeshjen e zhvilluar kundër “Tokolit”, e vlefshme për Kupën e Hungarisë.

Uzunit i është besuar ekzekutimi i dy 11-metërshave, në të cilat shqiptari është treguar mjaft i saktë, duke mposhtur dy herë portierin kundërshtar brenda katër minutave. “Ferencvaroshi” po fitonte me shifrat 0-1, teksa dy golat e beratasit në minutat 15-të dhe 19-të e dërguan rezultatin e ndeshjes në 0-3.

Sulmuesi kuqezi u aktivizua gjatë të gjithë lojës, teksa paraqitja e tij e mirë me klubin hungarez janë një lajm i mirë në prag të ndeshjeve që Kombëtarja shqiptare do të luajë në muajin nëntor.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.