Kuvendi mblidhet në seancë plenare, diskutim për eurobondin

TIRANË 28 tetor /ATSH-I.Vata/ Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare për të shqyrtuar projektligjin për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2020.

Në rendi i ditës në seancës plenare, Kuvendi do shqyrtojë miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 25.10.2021. Interpelancë me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave kërkuar nga deputeti Ferdinand Xhaferraj. Projektligj “Për eurobondin, që do të emetohet nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, miratimin e përjashtimeve nga tatimet e taksat dhe të parashikimeve për heqjen dorë nga imuniteti, në marrëveshjet që do të lidhen nga ministri i Financave dhe Ekonomisë”. Projektligj “Për miratimin e buxhetit faktik te vitit 2020”. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes se garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas, ndërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sh.a. (OSHEE), dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin e OSHEE-së për reagimin ndaj krizës së pandemisë COVID-19”.

Po ashtu, në seancën e sotme, Kuvendi do të shqyrtojë, Projektvendim “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve administrative dhe procedurës së ndjekur nga ana e organeve ekzekutive në procedurat për ndërtimin dhe administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane në Tiranë, Elbasan dhe Fier”.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.