Burrel, dy fusha të reja sportive në shkollën “Mustafa Gjestila”

TIRANË 28 tetor /ATSH-I.Vata/ Bashkia e Matit vazhdon investimet për përmirësimin e terreneve sportive në shkolla.

Lajmi bëhet i ditur nga kryetari i bashkisë Mat, Agron Malaj, i cili bën të ditur se janë shtuar dy fusha të reja sportive në shkollën “Mustafa Gjestila” në Burrel.

“Dy fusha të reja sportive në shkollën “Mustafa Gjestila”. Ambientet e reja sportive vihen në shërbim të 453 fëmijëve dhe komunitetit përreth. Projekti “Gol për Edukimin” i Fondacionit “UEFA për Fëmijët”, synon që të promovojë jetesën e shëndetshme dhe aktive”, shprehet ai.

Malaj shton se “ky investim, do t’i shërbejë jo vetëm nxënësve të shkollës, por të gjithë komunitetit të kësaj zone, duke promovuar aktivitete sportive, të cilat inkurajojnë pjesëmarrjen dhe përfshirjen e komunitetit në aktivitetet e shkollës”.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.