Shkollë e re për fëmijët e fshatit Sebisht në Librazhd

TIRANË, 26 tetor/ATSH/ Në këtë fillimviti shkollor, nxënësit e fshatit Sebisht në Stëblevë,  Librazhd, kanë një shkollë të denjë për të mësuar me ambienteve të reja e kushte dinjitoze.
Ndërsa ndau pamje nga shkolla e re, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, njëkohësisht i deleguar politik në qarkun e Elbasanit solli po ashtu në vëmendje edhe kushtet e mjerueshme të shkollës së vjetër.
Sipas tij, “ndërtimi i kësaj shkolle është edhe realizimi i kërkesës së vazhdueshme të banorëve të kësaj zone”.
“Vëmendja jonë në adresimin dhe zgjidhjen e sa më shumë problematikave të qytetarëve nuk do të mungojë në asnjë moment”, siguroi Gjiknuri.

/m.m/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.