Sfidat e Shqipërisë drejt integrimit evropian, Gjonaj takim me Zingraf

TIRANË 25 tetor /ATSH-I.Vata/ Nënkryetarja e Komisionit të Integrimit, Etilda Gjonaj ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf.

Në fokus të takimit, ishte Reforma në Drejtësi dhe integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Gjonaj thekson se Gjermania e mbështet Shqipërinë në Reformën në Drejtësi dhe integrimin evropian.

“Gjatë takimit, pasi shpreha falenderimet dhe mirënjohjen ambasadorit gjerman për bashkëpunimin, ndihmesën dhe mbështetjen e vazhdueshme të shtetit gjerman për sistemin e drejtësisë, diskutuam në veçanti mbi bashkëpunimin në kuadër të veprimtarisë së Komisionit të Integrimit për përballjen e sfidave që na presin në rrugën drejt integrimit evropian”, shprehet ajo.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.