Kursi i këmbimit, forcohet euroja dhe dollari amerikan

TIRANË, 25 tetor /ATSH/ Monedha e përbashkët evropiane euro dhe dollari amerikan kanë forcuar pozitat këtë fillimjave në kursin e këmbimit me lekun, krahasuar me fundjavën.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën leku u nënçmua në raport me disa nga monedhat e huaja.
Sot monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.31 lekë dhe këmbehet me 104.86 lekë, ndërsa euroja fitoi terren me 0.32 lekë dhe këmbehet me 121.95 lekë.

Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, zbriti në kuotën 144.18 lekë, duke shënuar një rënie me 0.12 lekë.

Ndërsa franga zvicerane këmbehet me 114.14 lekë, ose 0.16 lekë më shumë se në fundjavë.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 104.86 +0.31
Euro EUR 121.95 +0.32
Poundi Britanik GBP 144.18 -0.12
Franga Zvicerane CHF 114.14 +0.16
Jeni Japonez (100) JPY 92.30 +0.54
Dollari Australian AUD 78.46 +0.05
Dollari Kanadez CAD 84.82 +0.11
Korona Suedeze SEK 12.19 0.00
Korona Norvegjeze NOK 12.56 +0.02
Korona Daneze DKK 16.39 +0.04
SDR SDR 148.38 +0.46
Ari (OZ 1) XAU 188664.11 +1,415.06
Argjend (OZ 1) XAG 2554.66 +15.14
Juani Kinez (onshore) CNY 16.42 +0.05
Juani Kinez (offshore) CNH 16.43 +0.06
Lira Turke TRY 10.78 -0.11

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.