COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 264 qytetarë të infektuar dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

TIRANË, 25 tetor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përditësoi situatën e pandemisë me të dhënat e 24 orëve të fundit.

Sipas MSHMS, janë kryer 2640 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 264 qytetarë, në këto bashki: 133 në Tiranë, 29 në Fier, 24 në Lushnjë, 16 në Durrës, 7 në Vlorë, 5 në Has, Lezhë, Gjirokastër, 4 në Kukës, 3 në Kurbin, Libohovë, Tepelenë, Kolonjë, 2 në Tropojë, Kamëz, Vorë, Kavajë, Sarandë, Skrapar, 1 në Fushë-Arrëz, Mirditë, Dibër, Mat, Mallakastër, Delvinë, Konispol, Përmet, Këlcyrë, Peqin, Librazhd, Gramsh.

Janë 7098 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19, 6 qytetarë: katër qytetarë nga Tirana 57-76 vjeç, një qytetar nga Elbasani 66 vjeç, një qytetar nga Berati 83 vjeçe.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 192 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 171,982 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

“Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Statistika (25 tetor 2021)
Raste të reja ditore         264
Të shëruar në 24 orë      192
Të shtruar në spitale       155
Humbje jete në 24 orë     6
Testime ditore                 2640

Testime totale              1,285,961
Raste pozitive               181,960
Raste të shëruara          171,982
Raste aktive                  7098
Humbje jete                  2880

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            3604
Fier                900
Durrës            706
Shkodër          440
Elbasan          302
Gjirokastër      221
Korçë              191
Lezhë             183
Vlorë              174
Berat              171
Kukës             131
Dibër              75

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.