NASA: Gati misioni ”Artemis 1” pa ekuipazh drejt Hënës

FLORIDA, 24 tetor /ATSH-DPA/ – Misioni pa pilot i NASA-s ”Artemis 1” në Hënë është në rrugën e duhur për nisjen në shkurt, deklaroi agjencia amerikane e hapësirës.

Anija kozmike ”Orion” u sigurua këtë javë në majë të raketës së fuqishme ”Space Launch System” në Qendrën Hapësinore Kennedy të NASA-s në Florida, që do të thotë se ”misioni po hynte në fazën përfundimtare të përgatitjeve”.

Për fluturimin e tij vitin e ardhshëm, ”Orion” do të rrethojë Hënën pa astronautë në bord.

Do të jetë një test kritik i programit ”Artemis”, i cili synon të zbarkojë astronautët në Hënë deri në vitin 2024 dhe të krijojë një prani të qëndrueshme njerëzore deri në vitin 2028, pjesë e përpjekjeve ambicioze të qeverisë amerikane për t’i çuar njerëzit në Mars në vitet 2030./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.