Kukësi fiton 2:0 ndaj Vllazisë

TIRANË, 24 tetor/ATSH/ Kukësi ka arritur të dalë fitues nga ndeshja me Vllazninë, duke i mundur këta të fundit me rezultatin 2-0. Në këtë mënyrë skuadra verilindore u shkakton humbjen e parë shkodranëve.

Një supergol nga Shqipërim Taipi në minutën 29, do t’i jepte kuksianëve avantazhin. Ndërsa në pjesën e dytë ishte Ndreca që më pak fat arriti të shënonte edhe golin e dytë për Kukësin, duke iu dhënë kështu 3 pikë të rëndësishme për vazhdimësinë.

Në këtë ndeshje doli me karton të kuq lojtari i Vllaznisë, Mustedanagic, për ndërhyrje të rëndë ndaj Ardit Hilës, i cili humbet ndeshjen e radhës.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.