220 mijë vaksina të siguruara kundër gripit sezonal

TIRANË, 24 tetor /ATSH/ Qeveria ka siguruar 220 mijë vaksina, kundër gripit sezonal të cilat do të shpërndahen në çdo qendër shëndetësore në vend.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjse Sociale, Ogerta Manastirliu, u shpreh se “stina e dimrit është në prag, ndaj kemi marrë masat për të siguruar vaksinën antigrip për personelin shëndetësor, për të vijuar me vaksinimin falas edhe për të moshuarit me sëmundje kronike dhe gratë shtatëzëna, si grupet më të rrezikuara”.

“35 mijë vaksinat e para të gripit sezonal kanë mbërritur, pjesë e sasisë prej 220 mijë vaksinave të siguruara nga qeveria, të cilat do të shpërndahen në çdo qendër shëndetësore në vend”, tha Manastirliu.

Sipas saj, vaksinim kundër gripit + vaksinim anticovid në të gjithë vendin, janë garancia më e mirë për të ulur shtrimet në spital dhe fatalitetet, si pasojë e komplikacioneve nga viruset gjatë dimrit. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.