ShSKUK: 63 pacientë po trajtohen nga COVID-19

PRISHTINË, 23 tetor /ATSH/ Bazuar në raportet e dërguara nga klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në 24-orët e fundit, në trajtim janë 63 pacientë nga COVID-19, prej tyre 29 me oksigjeno-terapi dhe 7 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 11 pacientë;

Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë, post-covid;

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë;

Spitali i Gjakovës, 9 pacientë;

Spitali i Pejës, 2 pacientë;

Spitali i Gjilanit, 3 pacientë;

Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë;

Spitali i Ferizajt, 3 pacientë.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.