Lojtarët e dy miqësoreve Kombëtare U-15 me Malin e Zi

TIRANË 23 tetor /ATSH-I.Vata/- Trajneri i Kombëtares U-15, Armand Dama ka publikuar listën me emrat e 23 lojtarëve që do të grumbullohen për dy miqësoret me Malin e Zi U-15 këtë muaj.

Bëhet fjalë për futbollistë të vitlindjes 2007 me shumicën prej tyre që luajnë në kampionatin shqiptar, ndërsa katër aktivizohet me ekipe të huaja. Më konkretisht portieri Mark Topollaj (Verona), mbrojtësi Davide Avdullari (Verona), mesfushori Mateo Dashi (Crystal Palace) dhe sulmuesi Matias Gici (Venezia).

Siç është bërë me dije nga Departamenti i Komunikimit në FSHF, përfaqësuesja kuqezi do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me Malin e Zi U-15 në datat 26 dhe 28 tetor. Të dyja ndeshjet do të luhen në Podgoricë dhe do të nisin në ora 14:00.

Skuadra do të udhëtojë pasditen e të shtunës drejt Ulqinit ku do të akomodohet dhe të dielën do të zbresë në fushë për të nisur përgatitjet për miqësoret. Grumbullimi do të zgjasë 6 ditë dhe stafi teknik do të ketë mundësi të shohë në aksion lojtarë të vitlindjes 2007. Synimi i këtyre ndeshjeve është për të monitoruar ecurinë dhe gjendjen e këtyre lojtarëve e për të përzgjedhur elementët e perspektivës që mund të jenë të vlefshëm për të kaluar në ekipet Kombëtare U-16, U-17 e me radhë.

Gjatë muajve të fundit stafi teknik i Kombëtares U-15 ka kryer disa seleksionime dhe grumbulime, por pa pasur mundësi të marrë pjesë në aktivitete zyrtare të pezulluara për shkak të pandemisë Covid-19.

Sidoqoftë, ka nisur puna për rikonstruktimin e skuadrës për vitin 2021, pasi Shqipëria U-15 do të marrë pjesë në “UEFA Develpoment Tournament”, turneu për moshat U-15. Lojtarë e grumbulluar kanë qenë vazhdimisht nën monitorimin e specialistëve të ekipeve kombëtare, pasi kanë pjesë e përfaqësueseve rajonale dhe kanë marrë pjesë nëpër turnetë e organizuara nga Zyrat Rajonale të FSHF-së.

Më poshtë, edhe lista e lojtarëve të grumbulluar për dy miqësoret:

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.