FOTO-“Different Trains Festival 2021”, solistët e orkestrave franceze në Tiranë

TIRANË, 23 tetor/ATSH/ Tre solistë të orkestrave franceze sollën sot në mbrëmje në Tiranë një koncert me muzikën e kompozitorit të njohur gjerman Johann Sebastian Bach.

Koncerti, i zhvilluar në sallën e Kishës Katolike në kryeqytet, u organizua në kuadër të edicioni të 10-të i festivalit “Different Trains Festival 2021”.

Solistët e orkestrave franceze Julien Szulman, Nicolas Bône dhe Eric Picard sollën për artdashësit kryeqytetas veprat më të njohura të kompozitorit të njohur gjerman Bach.

Loja mahnitëse e instrumentistëve u duartrokit gjatë nga publiku i pranishëm në sallë.

Nga viti në vit, festivalit “Different Trains” po i shtohen emra të njohur artistësh shqiptarë dhe ndërkombëtarë, fitues çmimesh në konkurse të rëndësishme dhe ndër interpretuesit më të mirë të muzikës së dhomës.

/k.s//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.