COVID-19 – Nënvarianti i Delta-s potencialisht më ngjitës

LONDËR, 23 tetor /ATSH-AFP/ – Autoritetet shëndetësore britanike kanë njoftuar se po mbajnë nën vëzhgim nënvariantin e Delta-s, që përhapet në Britaninë e Madhe, që duket më i transmetueshëm, por jo më i rrezikshëm, në një kontekst të rasteve në rritje të COVID-19.

“Varianti AY4.2 përbënte 6 për qind të rasteve të përgjithshme në BM, javën e kaluar”, tha Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në buletinin e saj javor, që e klasifikoi atë si “variant nën hetim”.

Prandaj, ai nuk përfaqëson një “variant shqetësues”.

“Dëshmitë paraprake duket se vërtetojnë se ka një shkallë më të lartë transmetimi në krahasim me Delta-n”.

“Duhen më shumë prova për të përcaktuar nëse kjo lidhet me një ndryshim në sjelljen e virusit ose me kushtet epidemiologjike”, shpjegoi agjencia.

Sipas saj, ky variant “nuk duket se shkakton një formë më serioze të sëmundjes dhe nuk i bën vaksinat e shpërndara aktualisht më pak efektive”./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.