Ceno Klosi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve

TIRANË, 23 tetor/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi emërimin e Ceno Klosit, në detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.

Vendimi i mor në mbledhjen e djeshme të qeverisë, ndërkohë që për zbatimin e tij ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Klosi u emërua në krye të Tatimeve, pasi ish drejtoresha e këtij institucionin, Delina Ibrahimaj, u emërua ministre e Ekonomisë dhe Financave.

Më herët Klosi ka mbajtur postim e drejtimit të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve.
/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.