Buxheti 2022, rritet mburoja sociale për shtresat në nevojë

TIRANË, 23 tetor/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi sot se “buxheti 2022 synon të rrisë mburojën sociale për ata që kanë më shumë nevojë”.

Manastirliu detajoi disa nga zërat që do të financohen në këtë buxhet për dikasterin që drejton

Ministrja tha se “do të rrisim me 10% ndihmën ekonomike për të gjitha familjet përfituese të skemës”.

Po ashtu, ajo tha se “do të dyfishohet ndihma ekonomike për rreth 15 mijë familje me mbi 3 fëmijë deri në 18 vjeç.

Një tjetër ndërhyrje, sipas ministres, është “trefishimi i ndihmës ekonomike për fëmijët jetimë, gratë e trafikuara dhe të dhunuara”.  /m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.