Lushnjë, 100-vjetori i Shkollës së Parë Bujqësore

TIRANË, 22 tetor /ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca mori pjesë sot në ceremoninë e 100-vjetorit të krijimit të shkollës së parë Bujqësore, në Lushnjë.

Krifca tha se profesionet në bujqësi janë profesione me dinjitet. Ministrja shprehu gatishmërinë për të punuar mbi çdo hallkë në shërbim të fermerit.

“Buxheti i vitit të ardhshëm do t’i përgjigjet nevojave të fermerëve dhe tregut”, u shpreh ministrja në fjalën e saj.

Shkolla e parë bujqësore u hap në Lushnjë në vitin 1921. Sot, më 22 tetor bëhen plot 100 vite nga data historike e edukimit bujqësor në vend.

Kjo godinë, duke ruajtur vlerat e përgatitjes dhe shërbimit për bujqësinë dhe fermerin është prej vitesh baza e punës së kërkimit aplikativ dhe të teknologjive të reja në kulturat e perimeve dhe të grurit, Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.