Komisioni hetimor për 25 prillin mbyllet pa vendimmarrje për rregulloren

TIRANË 22 tetor /ATSH-I.Vata/ Komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 prillit 2021 nuk ka arritur të miratojë sot rregulloren e brendshme të funksionimit të Komisionit Hetimor dhe as zgjedhjen e sekretarit.

Kryetari i Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, Enkelejd Alibeaj pas debateve ka hedhur në votim miratimin në parim dhe nen për nen deri në nenin 17.

Ai tha se ky propozim draftrregullore mund të kishte alternativa nëse palët do të kishin depozituar propozime.

Me largimin e përfaqësuesve të mazhorancës kuorumi ra dhe nuk u arrit miratimi i pjesës tjetër të neneve dhe as miratimi në tërësi i rregullores.

Edhe caktimi i sekretarit të komisionit hetimor nuk u arrit gjatë mbledhjes. Komisioni hetimor ra dakord që mbledhja e ardhshme të bëhet ditën e mërkurë.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.