Ronaldo rekord të ri në Ligën e Kampioneve

LONDËR, 21 tetor /ATSH-MIA/ – Ylli i futbollit, sulmuesi i Mançester United, Cristiano Ronaldo ka shënuar edhe një gol tjetër në ndeshjen e Ligës së Kampioneve kundër Atalantës (3-2).

Skuadra italiane është e 38-ta kundër së cilës portugezi ka shënuar një gol në Ligën e Kampioneve, që është një rekord i ri në kompeticionin elitar.

Më parë, asnjë lojtar në historinë e turneut nuk kishte arritur të godiste rrjetën e kaq shumë skuadrave.

Ronaldo u kthye në Mançester United nga Juventusi në fillim të sezonit./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.