“Në fshat”, studentët eksperiencë unike në 9 fshatra veriorë

TIRANË, 21 tetor /ATSH/ Të eksploronin dhe jetonin eksperiencën e jetës në fshatra që gjenden në skajin më verior të vendit, ishte misioni i grupit të studentëve “Bjeshkët” që janë përfshinë në projektin “Në fshat”.

Aventura e tyre ishte më shumë se unike, pasi përgjatë udhëtimit në zonat më të largëta të Shqipërisë, zbuluan shijen tradicionale, traditat e zakonet popullore si dhe shumë miq të rinj.

Midis ajrit të pastër dhe zemrës së ngrohtë të banorëve, grupi përjetoi jo vetëm një aventurë plot me eksplorime, por dhe tepër emocional, duke u njohur më mirë me punët e përditshme, sfidat dhe potencialit e këtij rajoni.

Për gjatë 9 ditëve, grupi u ndal çdo ditë në një nga nëntë fshatrat e zonës Tropojë-Malësi e Madhe, si Shoshan, Lekbibaj, Rec, Tamarë, Gropat e Selcës, Lëpushë, Vermosh, Malësi e Madhe.

Projekti “Në fshat” është një nismë e financuar nga qeveria gjermane, nëpërmjet GIZ në Shqipëri.

Projekti sjell një perspektivë të re për studentët, që do të kontribuojnë në komunitetin rural.

“Ndihmo një banor në fshat” apo promovimi i potencialit turistik në fshatra janë eksperienca që u ofrohen të rinjve për një periudhë dyjavore në 11 qarqe të vendit: Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Elbasan, Korçë, Kolonjë, Pogradec, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.