GJENEVË – OBSH: Vaksina edhe në vendet më të varfra, përndryshe pandemia do të vazhdojë

GJENEVË, 21 tetor /ATSH-ANSA/ – Pandemia e COVID-19 do të vazhdojë deri në vitin 2022, sepse vendet më të varfra nuk po marrin vaksinat për të cilat kanë nevojë, paralajmëroi sot Bruce Aylward, një nga studiuesit kryesorë të OBSH-së.

“Në Afrikë, është vaksinuar më pak se 5 për qind e popullsisë, kundrejt 40 për qind në shumicën e kontinenteve të tjera”, tha Aylward.

“Unë mund t’ju them se nuk jemi në rrugën e duhur. Ne duhet të përshpejtojmë, përndryshe kjo pandemi do të vazhdojë edhe për një vit më shumë”, shtoi ai.

Aylward përsëriti thirrjen për të dhuruar doza vaksinash për ata në nevojë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.