Standarde në shërbimet publike, Ekonomi pret ambasadorin austriak

TIRANË, 20 tetor /ATSH/ Rritja e standardeve në shërbimet publike, ishte në fokus të takimit që zhvilloi ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Standardet, Milva Ekonomi me ambasadorin austriak Christian Steiner.

Ekonomi u shpreh se, takimi me ambasadorin austriak Christian Steiner ishte një bisedë shumë konstruktive mbi fushat e bashkëpunimit të dy vendeve tona.

“Mbetemi të vendosur të çojmë përpara projektet me ndihmën e një vendi mik sikurse është Austria, me një eksperiencë të konsiderueshme në shërbimet publike, në vendosjen e standardeve dhe matjen e eficiencës së tyre”, theksoi Ekonomi.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.